SHBA në krah të qeverisë së Zaevit edhe për referendumin

Postuar në 23 Gusht, 2018 15:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës riafirmojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e Prespës që dakordësoi qëndrimet e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të kësaj të fundit. Gjatë një takimi mes ndihmës sekretarit për Çështjet Europiane dhe Euraziatike, Wes Mitchell dhe ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, zyrtari amerikan ka përcjellë vlerësimet më makismale për palën maqedonase.

Mitchell e ka cilësuar Dimitrovin si “arkitekt të marrëveshjes” duke shprehur optimizëm për referendumin e afërt për këtë çështje. Mitchell ka përcjellë po ashtu pritmëritë e SHBA-së që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s së shpejti. Takimi është shprehje e mbështetjes së SHBA edhe kundër forcave që po përpiqen të rrëzojnë marrëveshjen me votë, e ku kryeson partia e drejtuar dikur nga ish-kryeministri, Gruevksi, VMRO-DPMNE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.