Këshilltari i Trump shantazhon hapur: Kriza turke zgjidhet në çast nëse lëshohet pastori Brunson

Postuar në 22 Gusht, 2018 10:59

Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë, John Bolton, ka deklaruar se kriza në  marrëdhëniet me Turqinë mund të mbarojë në çast nëse Ankaraja do të lëshojë patorin Andrew Brunson. 
Bolton bëri komente rreth kësaj çështjeje gjatë një interviste për Reuters në Izarel, ku ndodhet për vizitë. 

Qeveria turke bëri një gabim shumë të madh duke mos e lëshuar pastorin Brunson

është shprehur Bolton.

Pastori duket se është pengu karakteristik i politikes që ndjek Erdogan. Ndaj atij rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të korrikut 2016 dhe organet turke kërkojnë shkëmbimin e tij me Fetullah Gulen që qëndron në Pensilvania në ShBA. Këto të fundit vendosën tarifa ndaj mallrave turke dhe për pasojë lira u zhvlerësua me 40%. 

Bolton ka shantazhuar hapur Erdoganin duke kujtuar se ndihma 15 miliardë dollarë e Katarit nuk do ta shpëtojë Turqinë. Ai është pyetur nëse pas kësaj që po ndodh anëtarësia e Turqisë në NATO është vënë në diskutim apo jo dhe sipas Bolton “kjo gjë nuk është në axhendë për momentin”, duke mos e përjashtuar kategorikisht një masë të tillë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.