Dy popuj, një gjuhë politike. Tsipras aktron nga Itaka: Greqia po rilind

Postuar në 21 Gusht, 2018 14:05

Një ditë pasi Greqia doli nga monitorimi i rreptë ndërkombëtar për rimëkëmbjen financiare, kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka luajtur me një gjetje propagandistike. Nga ishulli i Itakës, vendilnja e supozuar e heroit mitik, Odiseut, Tsipras i është drejtuar popullit grek me fjalë optimiste, duke deklaruar se odseja modern greke mori fund, edhe pse me një faturë shumë të rëndë.

Një ditë e re po agon në vendin tonë. Sot është fillimi i një ere të re. ne kemi mbërritur në destinacionin tonë, kemi dalë jashtë memorandumit, por nuk do të ndalemi këtu.  Beteja të reja qëndrojnë para nesh.  Ne nuk do t’i harrojmë mësimet e historisë. Nuk do t’i harrojmë kurrë njerëzit dhe shkaqet që na çuan këtu, sepse këto janë të rëndësishme për një vend që po shkruan një faqe të re në historinë e tij

tha kryeministri grek.

Ai ka folur për rilindjen e Greqisë, që sipas tij duhet të jetë një vend i barazisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale. Ai e ka krahasuar vendimin e tre viteve e gjysmë më parë, kur edhe mori pushtetin, me atë të një anijeje që vendos të caktojë kapitenë të rinj në timonin e anijes. Fjalë që në Shqipëri janë konsumuar në fushatën e fundit elektorale për të kaluar nga tepsia te timonieri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.