Siri, Tuneli i Vdekjes kthehet në Tunelin e Skulpturave

Postuar në 19 Gusht, 2018 23:24

Një ushtar sirian ka propozuar një ide që është adoptuar nga Damasku zyrtar si pjesë e propagandës së vet. Muhannad Mualla mendoi të krijonte skulptura në muret e një tuneli të përdorur nga rebelët në Ghoutan Lindore, afër Damaskut. Ai krijoi skulpturën e parë në tunel  që gjatë luftimeve dhe më pas disa artistë iu bashkaun ushtarit në fjalë për ta kthyer tunelin në një mjedis punimsh artistike që glorifikojnë ushtrinë siriane dhe japing mesazhin se Siria do të ringrihet.

Ne jemi përpjekur që të t’i themi opinionit publik se është e pamundur që Siria të vdesë edhe pse ajo është lënduar

citon agjencia kineze, Xinhua, ushtarin në fjalë. Ai thotë se ideja i lindi kur mendonte sesi të përcilleshin sakrificat e ushtarëve sirianë në luftën kundër rebelëve. Tuneli është përdorur për transferim armësh dhe quhej më herë si Tuneli i Vdekjes. Atë së fundmi e ka vizituar edhe presidenti sirian, Bashar al Assad me bashkëshorten Asma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.