Mbrojta e Teatrit Kombëtar, aktivisti: Do të krijojmë një fond për rikonstruksionin

Postuar në 19 Gusht, 2018 16:31

Krijimi i një fondacioni në ndihmë të teatrit, që do të çojë në rikonstruksion të godinës së tij është ajo çfarë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka në plan të ndërmarrë së shpejti në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Diçka të tillë pohon pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci në një bisedë në “TemA TV”, ku ka folur në lidhje me atë se si do të vijojë mbrojtja e Teatrit Kombëtar dhe hapat që janë menduar të merren në këtë drejtim.

Sipas Gocit ligji për teatrin dhe artin është një pikë tjetër ku ata do të luftojnë fort, për të rikthyer statusin e artistëve, që ka ndikuar po ashtu në krijimin e gjendjes aktuale. Ai ka vërejtur se fatmirësisht në këtë betejë kanë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Goci bën me dije se mbrojtësit e kauzës së teatrit kanë bërë një listë aktesh që do të jenë pjesë e së ardhmes, ndërsa pohon se ata nuk do t’i shkëputen luftës për mbrojten e Teatrit pa u dorëhequr drejtori i Teatrit Kombëtar, i cili, sipas tij e ka sjellë gjendjen e Teatrit në këtë gjendje dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka dështuar totalisht në menaxhimin e teatrit.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.