A është magneziti zgjidhje për reduktimin e dioksidit të karbonit në atmosferë?

Postuar në 18 Gusht, 2018 17:52

Shkencëtarët e universiteti Trent në Ontario të Kanadasë kanë propozuar një zgjidhje të re për reduktimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Gjatë një konference mbajtur në Boston, është propozuar prodhimi i një minerali, magneziti, që ka cilësinë e depozitimit të CO2. Nëse do të prodhohet në shkallë industriale mendohet se magneziti do të zgjidhte një nga problemet më kryesore për njeriun, e që sipas shkencëtarëve kërcënon të ardhmen e tij.

Magenziti është zgjidhje prkatike në krahasim me propozime të tjera; ai formohet në temperatura të ulëta ndërkohë që raporti i tij është shpresëdhënës: një ton magnezit i krijuar në rrugë natyrale mund të largojë nga atmosfera gjysmë toni CO2.

Puna jonë tregon dy gjëra.

Së pari ne kemi shpjeguar si dhe sa shpejt formohet magneziti naturalisht. Ky është një process i cili kërkon qidra vjet në sipërfaqen e Tokës. Gjëja e dytë që kemi bërë është të demonstrohet një shteg që përshpejton këtë proces

është shprehur Ian Power, drejtuesi i projektit.

Sipas kërkuesve kanadezë përdorimi si katalizator i mikrosferave të polistirenit, çon në formimin e magnezitit brenda 72 ditëve. Mikrosferat nuk pësojnë ndryshime nga procesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.