PD: Erion Veliaj duhet të ishte në burg. Çerdhja nr.14 si rasti i Ardit Gjoklajt

Postuar në 17 Gusht, 2018 13:16

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare për rastin e çerdhes nr. 14 e cila një ditë më parë u përfshi në një incident të rëndë. Sipas deputetit Gent Strazimiri, përgjegjësia për ngjarjen që krijoi panik, pas shpërthimit të një bombole gazi, shkon deri te kryebashkiaku Erion Veliaj. Strazimiri ka kërkuar dënimin penal të Veliajt, një njeri që ka promovuar personalisht ndërtimin aop rikonstruktimin e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë.

Ngjarja skandaloze e shpërthimit të gazit në një çerdhe të Tiranës i ka hequr lustrën e propagandës dhe ka nxjerrë Erion Veliajn e vërtetë, atë që jo të gjithë e njohin: një mashtrues të korruptuar, që nuk kursen as fëmijët për hir të pushtetit. Erion Veliaj vazhdon të heshtë për ngjarjen e tmerrshme në çerdhen 14 të Tiranës, ku shpërthimi i fuqishëm, fatmirësisht, ndodhi në një orë kur çerdhet janë të zbrazura. Njësoj siç veproi për të fshehur dhe pastaj për të mbuluar krimin e vrasjes së 16 vjeçarit Ardit Gjoklaj tek plehrat e Sharrës, Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e çdo gjurme të përgjegjësisë kriminale të Bashkisë së Tiranës për shpërthimin shkatërrues nga një bombol gazi, në çerdhen 14 në Ali Dem.

Erion Veliaj është angazhuar personalisht të gënjejë dhe mashtrojë çdo njeri publik që flet për ngjarjen, duke u thënë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes dhe pa lidhje me të. Erion Veliaj urdhëroi vartësit të gënjenin prindërit e alarmuar duke u thënë se çerdhja nuk përdorte gaz.

Realiteti është se Tirana drejtohet nga një mashtrues dhe hajdut që bën gjithçka për të fshehur krimet e tij. Nëse Prokuroria do të ishte në krye të detyrës dhe jo nën kontrollin e qeverisë, Erjon Veliaj do të ishte në burg si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e provave, ose e thenë me terma teknike ‘pr pengim të drejtesise’, të së vërtetës! Çështja është se “drejtesia” nuk po e kërkon TE VERTETEN!

tha ndër të tjera Strazimiri. Ai ka shmangur akuzat ndaj biznesit që ka përgjegjësinë për rikonstruksionin e çerdhes në fjalë. Ky është një fakt që ka rëndësi për shkak se procesi i përfshirjes së biznesve në rikonstruksion kaloi në mungesë transparence. Politiko.al,  shkruante sot se biznesmeni që ka kryer punimet në çerdhe është Arben Muçobega, që sipas saj është i afërt me PS-në. I njëjti burim shkruan se Muçobega ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, në zonën e Pazarit të Ri, në një skemë që krijon dyshime se z. Veliaj punon në krye të bashkisë me parimin e kleringut: Kryej punët që më duhen mua, të përfitosh ato që mund të të japë bashkia. Ky raportim mbetet gjithësesi për t’u verifikuar më tej, por fakt është se Bashkia nuk ka folur deri më tani, ndërkohë që edhe PD-ja, ka shmangur trajtimin e të gjithë ngjarjes në tërësinë e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.