Soros bën planet për ndarjen e Kosovës, fajin e ka Trump

Postuar në 15 Gusht, 2018 14:11

Përpjekja për të gjetur burimin nga ku zë fill pakti i Thaçit me Vuçiç për ndryshimin e kufijve të Kosovës e Serbisë ka deri më tani dy versione, të paktën mediatike.  Ai që lidhet me ndikimin e Fondacionit Soros  dhe administratës së re amerikane që lobon për politikat e presidentit Trump. Versioni i pari është më bindës pasi, të paktën deri më tani pasi  i referohet një raporti të botuar në prill të vitit 2018 në Beograd me përkrahjen e  Fondacioni për Shoqëri të Hapur

Raporti prej 90 faqesh i siguruar nga gazeta Gazeta ‘Zëri’  ka autorë. Ai është  përgatitur nga Miladin Kovaçeviç, Dushan Gavrlioviç, Dragan Popoviçviç, Milena B. Stevoviç, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq. http://zeri.info/aktuale/211937/raporti-per-shkembimin-e-territoreve/

Raporti  shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: ai për shkëmbimin e territoreve i shoqëruar me hartën përkatëse dhe skenarin për  zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Në mënyrë të detajuar propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit. Përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

Nga ana tjetër disa media i mëshojnë shkrimeve të gazetave europiane se pas këtij skenari është presidenti Amerikan Donald Trump. Gjithmonë referuar burimeve, por deri më tani asnjë zyrtar i lartë europian nuk ka lënë të kuptohet një gjë të tillë.

Referohet në veçanti e përditshmja franceze “Le Monde” që e sheh si lojë të rrezikshme që frikëson evropianët shkëmbimin e territoreve. Po ashtu sillet në vëmendje portali amerikan “BuzzFeedNews” që ka raportuar se zyrtarët evropianë janë të shqetësuar nga qasja e administratës së Trumpit. Pak ditë më parë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse mohoi që ndarja e Kosovës të ketë qenë një plan i dakordësuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.