Thaçi sfidon Merkel, pakti me Vuçiç brenda 2019

Postuar në 14 Gusht, 2018 18:42

Pavarësisht qëndrimit të kancelas Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, mund t’i hapë rrugë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Defenitivisht tani është koha e duhur për të korrigjuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë afërsisht 400 kilometra”, ka thënë Thaçi është shprehur Thaçi një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”
Sipas tij, korrigjimi i kufijve do të ndihmojë në evitimin problemeve ndëretnike, apo krijimin e ndonjë lloji të autonomisë siç është Republika Serbe në Bosnje.

"Korrigjimi i kufijve, definitivisht eviton ndarjen e Kosovës, ndërrimin e territoreve, eviton problemet, krizat dhe ndonjë mundësi për luftë të re”-ka shtuar ai.

Thaçi është shprehur i bindur se Perëndimi do të mbështes çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe Vuçiqit, që pritet të ndodh deri në shkurt të vitit 2019. Sipas tij nëse palët pajtohen në këtë proces dhe arrijnë një marrëveshje, BE-ja dhe SHBA-të do të mbështesin çdo marrëveshje në korrigjimin e kufijve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.