Sharje e fyerje nga gazetarët për Zykajn (Video)

Postuar në 13 Gusht, 2018 12:37

Gjatë mbërritjes në Gjykatën e Vlorës 24-vjeçari Ritvan Zykaj u përball me sharje dhe fyerje jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga gazetarët. Mediat u lanë ta filmonin në sallën e gjyqit madje gazetarët nuk u penguan të lëshonin fyerje ndaj të akuzuarit.

24 vjeçari mbërriti në ambjentet e Gjykatës rreth orës 11 të paradites nën masa të rrepta sigurie.

Asnjë prej avokatëve nuk pranoi të marrë përsipër mbrojtjen e 24 vjeçarit, ndërsa u desh ndërmjetësimi  nga kreu i Gjykatës që të caktohej një avokat kryesisht. Në sallë nuk kishte familjarë të autorit apo viktimave. Në përfundim trupi gjykues e la në arrest me burg autorin e masakrës mes 8 të vrarë në Resulaj të Selenicës.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ekzaminim të shëndetit mendor për Zykajn, i cili e ka pranuar krimin. Familjarë të 24 vjeçarit janë shprehur se ai ka filmuar viktimat pas masakrës dhe ua ka dërguar videon të afërmve. Shkak për ngjarjen u bënë konfliket e vrasësit me viktimat, qe e akuzonin për vjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.