Eksperti amerikan për VOA: Jo shkëmbim territoresh

Postuar në 11 Gusht, 2018 13:06

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se ideja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmjetësojnë një zgjidhje që i përgjigjet shqetësimeve të Serbisë por nuk prek sovranitetin e Kosovës.

"Është e rrezikshme, do të destabilizojë rajonin, do të përfshijë transferime të popullatës dhe dhunë. Dhe kjo është vetëm një listë e shkurtër e së keqen me ndarjen ose shkëmbimin e territoreve. Ka alternativa të tjera që janë të zbatueshme, nëse Komisioni Evropian është i gatshëm të luajë rolin e vet, jo vetëm të mbledhë palët për një fotografi së bashku por të angazhohen në diplomaci të vërtetë, ndërmjetësim të vërtetë"- shprehet Philips.
Eksperti amerikan nuk përjashton mundësinë që Lugina e Preshevës t'i bashkohet Kosovës, në këmbim të krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe në veri të Mitrovicës. 
"Ajo që është e mundur është një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe dhe mbrojtje për ikonat kulturore dhe manastiret. Ajo që nuk është e mundur është ndarja ose ndryshimi i kufijve. Ajo do të ishte një formulë për dështim dhe do të ishte e rrezikshme dhe një burim paqëndrueshmërie. Dhe nëse Serbia nuk bie dakord, Serbia duhet të përballet me faktin se do të mbetet e izoluar në Evropë"- shprehet Philips.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.