Serbët përgatiten për referendum

Postuar në 10 Gusht, 2018 16:12

Një ditë pasi Aleksandër Vuçiç bëri publik pozicionin e tij për ndryshim kufijsh me Kossovën, çka në fakt nënkupton shkëmbim territoresh edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç doli në mbështetje të pikëpamjes së Presidentit.

Vuçiç tha të enjten  se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës do të arrihet vetëm me kompromis për një ndarje të qartë dhe të përhershëm të të dy bashkësive më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë. Propozimi i fundit i palës serbe do të zyrtarizohet pas një debati publik me serbët e Kosovës dhe në qoftë se arrihet marrëveshje, ajo do të hidhet në referendum.

"Dua t'ju kujtoj se këtë pikëpamje të Presidentit Vucic e kam mbështetur prej dhjetë vitesh. Unë besoj se është e vetmja zgjidhje e mundshme që mund të eliminojë një problem akut”-theksoi Vuçiç për mediat e vendit të tij. Shpresa e Beogradit është tek ndryshimi i politikës amerikane për Kosovën, pamvarësisht se shkëmbimi i territoreve kundërshtohet fot nga Gjermania.

"Gjermania është kundër dhe thotë se nuk duhet të ndryshojnë kufijtë. Ne i përgjigjemi se Serbia ka qenë e para që ndryshoi kufirin. Përderisa ishit të parët që hapët kutinë e Pandorës, tani  nuk mund ta mbyllni  duke thënë se asgjë nuk ka ndodhur  dhe se këtu duhet ndalur çdo gjë”- deklaroi Daçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.