Korrigjimi i kufijve është diskutuar edhe me Serbinë

Postuar në 10 Gusht, 2018 01:13

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sintonizuar qëndrimet publike për Kosovën në koherencë me homologun e tij, Hashim Thaçi. 

Jam në favor – dhe kjo është politika ime – të korrigjimit kufitar me shqiptarët

tha Vuçiç para gazetarëve në qytetin e Sid. Në fakt kjo është edhe ajo që po thotë përditë Thaçi, i cili për të mbuluar premtimet e dhëna nuk dihet se ku, ka hedhur në qarkullim tezën e Preshevës dhe Bujanovcit. Sipas tij, nuk mund të zbulohet për momentin ajo çfarë po diskutohet me shqiptarët e Kosovës. 

Në këtë mënyrë mund të zbulohen letrat e Serbisë në negociata

shtoi ai. 
Në këtë kuptim, duket se Hashim Thaçi ka shkuar më larg nga sa duket, pasi sipas Vuçiç duket se pala kosovare ka diskutuar me Beogradin korrigjimin dhe ndarjen territoriale, përpara se kjo gjë të bëhej publike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.