Tatimet forcojnë gjurmimin e pagesave

Postuar në 09 Gusht, 2018 13:34

Së shpejti pritet ndërhyrje në sistemin aktual të monitorimit tatimor dhe gjurmimit të pagesave me të cilin operon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  që prej vitit 2010 e njohur ndryshe si “Platforma Nexus”.

Ky sistem ku të dhënat financiare transmetohen nga pajisjet fiskale 1 herë në muaj konsiderohet i centralizuar, pasi  nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë.  

Po ashtu janë konstatuar një sër problemesh me identifikimin e faturave të lëshuara në mënyrë elektronike nga biznesi në biznes dhe faturat me blloqe, pasi nuk deklarohen shitësi dhe blerësi, elemente këto të domosdoshme për procesin e punës së DPT-së. Shumë pajisje fiskale shfaqin “gabim” kur tentojnë të transmetojnë raportin ditor.

Propozimi ka të bëjë me përmirësimin e të kontrollit të faturimit përmes një nësistemi që do të mbikëqyrë në kohë reale pajisjet fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Me përmirësimin e sistemit Administrata Tatimore do të shoh çdo faturë të lëshuar dhe të paguar në ose jo cash si dhe do të ketë nën juridiksonin e saj bazën e të dhënave me të gjitha të dhënat e transaksioneve të tatimpaguesve.

Ky sistem do të bëjë të mundur edhe parandalimin e evazionit fiskal në transaksionet me para jo cash, veçanërisht të paguara në monedha virtuale ose kripto, d.m.th. të paguara nëpërmjet instrumenteve që nuk përfshijnë sektorin bankar. Ai do të testohet fillimisht dhe provohet për një periudhë 2-vjeçare.  Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSH), e cila ka bërë dhe propozimin ka  shpallur këtë javë tenderin me vlerë 1.869.825.960 lekëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.