BMW tërheq nga tregu 324 000 makina me naftë

Postuar në 08 Gusht, 2018 12:41

Kompania gjermane e automobilëve BMW njoftoi se ka tërhequr rreth 324.000 modele me naftë nga konçesionarët e saj në Evropë për të ndrequr një problem teknik i cili ka provokuar djegien e disa automjeteve të shitura në Korenë e Jugut.

Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë se një njësi EGR në motorët me naftë BMW ka shkaktuar 27 incidente me makinat e ksaj marke në Korenë e Jugut, duke detyruar kompaninë të tërheqë nga tregu 160.000 modele dhe t’u kërkojë falje konsumatorëve

BMW është duke tërgequr automjetet në Evropë, nga të cilat 96 300 në Gjermani për të riparuar njësinë e dëmtuar. Për momentin vetëm BMW nuk ka komentuar mbi këtë informacion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.