Një krahasim i Turqisë me Gjermaninë naziste

Postuar në 05 Gusht, 2018 11:41

Për Asli Erdogan, shkrimtare turke, e cili rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në Turqi, situata në vendin e saj është shumë serioze. 
"Mënyra se si gjërat shkojnë në Turqi më kujton Gjermaninë naziste", tha shkrimtarja 51-vjeçare nga Frankfurti ku ajo jeton.

"Unë mendoj se është një regjim fashist. Nuk është ende Gjermania e viteve 1940, por ajo e viteve 1930"- shpjegon ajo duke iu referuar periudhës kur nazistët imponuan fuqinë e tyre duke shtypur çdo zë kundër.

Asli Erdogan, e cila për rastësi ka të njëjtin mbiemër me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka besim në drejtësinë turke. Ajo është akuzuar dhe gjykuar në mungesë për "propagandë terroriste", kryesisht për shkak të bashkëpunimit të saj me gazetën kurde Ozgur Gündem, e cila ishte e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Asli Erdogan paralajmëron Perëndimin të mos mashtrohet duke besuar se gjërat do të përmirësohen tani që presidenti ka vendosur pushtetin e tij pas zgjedhjeve të qershorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.