Teatri Kombëtar, KLSH kërkon auditimin për procedurat dhe gjendjen juridike të pronave

Postuar në 03 Gusht, 2018 16:56

Një javë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Teatrin, duke argumentuar 8 shkelje të tij, ndërsa theksonte se shkel dhe cenon Kushtetutën. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tashmë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të kryejë auditimin po për çështjen e Teatrit Kombëtar. 

Në shkresën e zbuluar nga po të njëjtat burime dhe drejtuar Bashkisë së Tiranës, theksohet se auditimi do të përqendrohet në verifikimin e përputhshmërisë me kuadrin rregullator të veprimeve administrative të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Bashkisë së Tiranës, Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluatjshme në Tiranë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Drejtësisë, që lidhen me objektin e projektligjit “Përcaktimi i procedurës së veçantë për negocim dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. 

Po kështu kërkohet të kryhet verifikimi i gjendjes juridike të pasurive të paluajtshme si dhe të praktikave apo referencave të regjistrimit të këtyre pasurive mbi të cilat shtrihet prona e Teatrit Kombëtar si dhe pasurive kufitare. Ndërkohë, e kontaktuar nga Tema Tv, Bashkia e Tiranës nuk ka ende një reagim apo konfirmim nëse një kërkesë e tillw ka mbërritur. 

Pak ditë më parë, edhe Komisioni Europian kërkoi më shumë informacione nga qeveria shqiptare sa i takon projektligjit për Teatrin Kombëtar, duke paralajmëruar një qëndrim zyrtar, pasi të njihet me procedurat e ndjekura për të.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.