Kundër dënimit me vdekje

Postuar në 02 Gusht, 2018 19:16

Papa Françesku nënvizoi në një fjalim në Kishën Katolike Romane se dënimi me vdekje është i papranueshëm dhe se Kisha do të punojë për ta shfuqizuar atë në të gjithë botën.

Sipas CNNi, ndryshimi që iu shtua Katekizmit të Kishës Katolike, është një pozicion zyrtar që Papa kishte promovuar që kur erdhi në krye të Vatikanit.

"Kisha Katolike Romane na mëson se dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse është një sulm ndaj respektit dhe dinjitetit të ekzistencës njerëzore dhe individit"-tha kreu i Vatikanit.

Deklarata e Papa Françeskut, i cili është udhëheqësi shpirtëror i të paktën 1.2 miliard katolikëve, mund të ketë një ndikim të veçantë në Shtetet e Bashkuara, ku dënimi me vdekje mbetet aktiv në një total prej 31 shtetesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.