Hidhet teza e korrigjimit të kufijve

Postuar në 02 Gusht, 2018 10:54

Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian

“Në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi do të punojmë që përfundimisht të ndodhë njohja e ndërsjellë formale, de facto dhe de jure, midis dy vendeve, si dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në. Pra, nuk do të ketë ndarje, por korrigjim të kufijve që nënkupton respektimin e kërkesës tashmë të institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën"- deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës nuk e quan ndarje, ndonëse konsensusi për serbet mund të nënkuptojë shkëputjen e veriut të Mitrovicës dhe shkëmbimin me Luginën e Preshevës.  Një tezë që ma gjasë ka  mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarëve. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se kishte dalë i kënaqur nga takimet në Uashington pasi ndryshe nga herët e tjera, pala amerikane kishte dëgjuar propozimet e Beogradit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.