Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit

Postuar në 02 Gusht, 2018 12:50

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti  në vitin 2009.

Osmani kishte deklaruar se 20 mije euro per blerjen e tij ia ka marre borxh nje kushëriri, por nuk e justifikonte dot ligjërisht kete pretendim. Megjithatë vendimi për të ishte pozitiv, si në rastin e gjyqtarit Dritan Halluni që mori dritën jeshile për të vijuar detyrën ndonëse ishte liroi Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë.

Lidhur me këtë rast  Partia Demokratike solli në kujtesë dhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për këtë çështje si dhe faktin se gjykatat e shkallëve më të larta e kishin dënuar më pas Frrokun me burgim të përjetshëm. Proceci i Vetting-ut po denoncohet nga opzoita si selektiv dhe me dy standarde sidomos pas konfirmimit në detyrë të Dritan Hallunit vendimi i të cilit për lirimin e Frrokut u komentua ashpër nga ish-ambasadori Donald Lu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.