SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike

Postuar në 01 Gusht, 2018 13:12

Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.

Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.

Shtetet aplikuese argumentuan se armët tre-dimensionale që do të prodhohen në printera nuk do të kenë numrat serie dhe pothuajse asnjë pjesë metalike, çka do të bëjë që ato bien me lehtësi në duart e terroristëve pasi do të kalojnë pa problem në skanerat e kontrollit të pajisjeve metalike.

Senatortët demokratë kundërshtuan me forcë liberalizimin e armëve plastike, duke thënë se presidenti Trump do të jetë përgjegjës nëse një e tillë do të përdorej për ndonjë masakër në kinema, stadiume apo vende të tjera publike.

Cody Wilson, një avokat i armëve, planifikonte shpërndarjen e dizajnit të tyre falas.  Ai ishte bazuar në legjislacionin që mbron lirinë e fjalës. Mbështetësit të tjerë të të drejtave të armëve argumentojnë se janë të lirë të ndërtojnë armë duke përdorur pjesë metalike, pasi kjo gjë është e ligjshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.