A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?

Postuar në 01 Gusht, 2018 17:40

Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.

Gjykata e Lartë mund të ketë rekurset, kundërshtimin e vendimeve, humbje të fuqisë së paraburgimit dhe kanë filluar të lirohen njerëz që rrezikojnë nga aktiviteti kriminal dhe dyshimi dhe akuza e marzhit të dënimit penal deri në burgim të përjetshëm. Pra do të thotë që shteti ka marrë një kosto shumë të madhe, pra ta lirosh këtë për humbje të fuqisë së paraburgimit, sepse nuk jep vendimin më Gjykata e Lartë, nuk ka më konsumim afatesh ligjore për shkak se nuk funkionon, depozitohen kërkesat ka probleme të juridiksionit dhe kompetencës që nuk zgjidhet, i bie që nesër pasnesër të shuhen masat e sigurimit

deklaroi avokati Rusi.

E ndërsa mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë bën që kriminelët të dalin nga burgu, sipas Rusit, mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese mund të sjellë shpërndarjen e Parlamentit. Por si mund të ndodh kjo?

"Në qoftëse marrim rastin e një konflikti të madh të një kërkese që mund të jetë shumë evidente që mund të bëjë grupi parlamentar i opozitës, apo qoftë edhe i pozitës, po kështu edhe figura e Presidentit që janë subjekte pro, që janë subjekte që vendosin në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nesër pasnesër, kjo e çon në shpërndarjen e parlamentit dhe në një ngërç që nuk lejohet artificialisht por është realisht i prekshëm dhe shumë i ndjeshëm", tha Rusi.

Ai i bën Apel politikës që të mos bëjnë lojra fjalësh por të shikojnë interesin e vendit duke formuar Këshillin e lartë Gjyqësor dhe atë për Prokurorisë dhe jo ti rikthejnë kompetencat KLD-së dhe Prokurorit të përgjitshëm

Duke qenë tani në këtë zhvillim të rëndësishëm të reformës të merresh me mekanizmin e vjetër duke bërë tani duke u futur shtratin e funksionimit të ri legjislacionit në draftin kushtetues është një antikap shumë i madh. Politika ka përgjegjësi edhe pjesa e opozitës duhet të jetë shumë racionale duhet të jetë shumë kombëtare, duhet ti dhimbset kjo gjendje e reformës dhe të mos bëjnë lojra fjalësh por të ulen dhe ti hapin rrugë emërimit të strukturave, përzgjedhjes së strukturave, ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë do të bëhet nga struktura që quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pjesën e prokurorëve

deklaroi avokati Baftjar Rusi për TemA Tv.

Avokati Rusi apelon që të mos bëhen gabimet që janë bërë që e kanë çuar vendin në këtë gjendje por të votohet ligji i shkollës së magjistraturës.

Nëse nuk do të kemi Shkollën e Magjistraturës, mirë ne sot që e futëm në ngërç dhe po e nxjerrim jashtë funksionit dhe sistemit, po nesër pjesa që ka 90 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve si do të ripërtërihet nëse nuk do të jenë 50 që do të jenë që këtë vit që pas 3 vitesh të dalin dhe të marrin mandatin e funksionit për emërimin e mandatit për gjyqtarë dhe prokurorë. Pra dhe opozita duhet të jetë shumë e mirëorganizuar në këtë pikëpamje dhe duhet të ketë jurista dhe këshilltarë të mençur që t'u dhimbsen interesat kombëtare

theksoi Rusi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.