Në 30 shtator referendumi për emrin e Maqedonisë

Postuar në 31 Korrik, 2018 10:02

Referendumi mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të mbahet më 30 shtator, siç njoftoi të hënën kryeministri Zoran Zaev.

Sipas asaj që transmeton agjencia shtetërore e lajmeve MIA, pyetja të cilës do të kërkohet t'i përgjigjen maqedonasit pozitivisht ose negativisht është nëse jeni në favor të bashkimit të vendit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke mbështetur Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar muajin e kaluar.

Sipas të njëjtave burime, referendumi do të jetë këshillues, ndonëse Zoran Zaev foli për një vendim historik që përcakton të ardhmen e vendit, duke shtuar se të gjitha palët janë të detyruara të krijojnë kushtet që do të motivojnë qytetarët për të dalë në votime. "Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur dhe e di që referendumi do të jetë një sukses", tha kryeministri i Maqedonisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.