Mori donacione nga zhvilluesit e pronës, arrestohet kryebashkiaku në Australi

Postuar në 29 Korrik, 2018 16:40

Një tjetër kryebashkiak i Queensland në Australi u arrestua si pjesë e një hetimi për donacionet politike nga zhvilluesit e pronës. Kryebashkiaku i Logan, Luke Smith akuzohet se gënjeu Komisionin e Krimit dhe Korrupsionit (KKK) në një seancë lidhur me hetimin e donacioneve.

Smith është akuzuar për korrupsion zyrtar dhe dëshmi të rreme. KKK thotë se 48-vjeçari gënjeu për Operacionin Belcarra, i cili po hetonte nëse Smith kishte ndikuar në vendimet e zhvillimit të pronave nga të cilat përfitonin donatorët e fushatës.

KKK zbuloi se kompania "Logan Futures" kishte krijuar një "ndarje artificiale" midis Smithit dhe mbështetësve të tij financiarë, gjë që reduktoi transparencën e donacioneve. Kompania u krijua për të drejtuar donacionet dhe për të paguar shpenzimet e fushatës dhe mori 377,883 dollarë nga dhjetra zhvillues të pronave.

"Shuma e marrë nga Smith ishte shuma më e madhe e pranuar nga një kandidat i vetëm ose një grup kandidatësh dhe ishte mbi tre herë më e madhe nga donacionet e pranuara nga secili prej katër kandidatëve të tjerë për kryetarë bashkie"-nënvizonte raporti.

Pak orë pas akuzave Smith dha garanci në mediat sociale se do të mbronte fuqishëm veten. "Unë kam qenë duke ndihmuar vullnetarisht KKK-në me hetimit e tyre. Unë do ta bëj absolutisht këtë luftë deri në fund".

Smith është kryebashkiaku i tretë në juglindje të Queensland që akuzohet nga KKK për korrupsion dhe mashtrim. Ministri i qeverisjes lokale i Queensland, Stirling Hinchliffe tha se nuk do ta largonte nga detyra pavarësisht akuzave kundër tij.

Arrestimi i Smith vjen gjithashtu më pak se dy muaj pasi Këshilli i Logan kundërshtoi votën për të rrëzuar Sharon Kelsey, i cili bashkëpunoi me hetimin e Operacionit Belcarra. Duke vepruar sipas rekomandimit të vëzhguesit, kryeministrja e Queensland Annastacia Palaszczuk paraqiti legjislacionin që ndalon donacionet politike nga zhvilluesit e pronës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.