I keqpërdoruri Erion Veliaj

Postuar në 27 Korrik, 2018 12:20

Shikojeni këtë foto të sikletit të Erion Veliajt. I cili edhe pse deklaron se nuk merr vesh nga arti apo arkitektura, merr përsipër të shpjegojë projektin e Teatrit të ri, ndaj këngëtares Eleni Foureira. Një foto manipuluese padyshim, e dikujt që është kapur në hallin e vet të të qenit prezervativi i një skeme që nuk krijon dot imunitet.

I një ligji që nuk qëndron në asnjë shinë, i një shkatërrimi që nuk kompensohet nga asnjë vezullim dhe i një akti që nuk mund të ketë avokati entuziazmin naiv dhe kordial të dikujt që ka ardhur në shtëpinë  tënde. Z. Veliaj po mbron përditë nismën e prishjes së Teatrit Kombëtar, që është në fakt njolla e karrierës së tij politik që po e blen shtrenjtë me hapjen e një dosjeje që vështirë se mund të mbyllet. Përndryshe, nëse çdo gjë do të ishte në rregull, zotëria nuk do të kishte arsye të përpiqej kaq shumë për të bindur veten se kjo që po bën është një gjë e mirë. Zonja apo zonjusha Foureira ndodhet në zyrën e tij, ajo në shenjë mirësjelljeje edhe mund të shprehë admirim për projektin e ri, pa ditur se çfarë po bëhet. Por edhe sikur të dinte, ajo nesër largohet nga Shqipëria, kurse shkatërrimi do të mbetet ndër ne.

Ndaj zoti Veliaj që luan politikë virtuale nuk impresionon dot njeri me paketimin që i bën vetes si luftëtar i modernizimit të Tiranës, apo si mecenat I artit, pasi jo vetëm nuk i shkon, por nuk ka as lëndën gri që të flasë për gjëra të kësaj natyre. Zoti Veliaj thjesht përdor dikë që i ka trokitur në zyrë për një fotografi, e manipulon vizitorin për hallin e vet. Që siç thamë nuk kurohet dot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.