Kazma e aktorëve ndaj Teatrit!

Postuar në 26 Korrik, 2018 16:10

Ky është ndoshta rasti i parë në histori ku aktorë të ndryshëm marrin kazmën dhe i bien godinës që u dha emër dhe i mbajti gjallë me lëndën e artit skenik. Një grup prej 54 aktorësh, pasi për artistë nuk bëhet fjalë, në krye të të cilëve qëndron Robert Ndrenika, i kërkojnë presidentit të Republikës, Ilir Meta që të dekretojë ligjin për ndërtimin e një teatri të ri, duke firmosur kështu aktin e tyre për shkatërrimin e godinës 80 vjeçare. Është legjitim çdo qëndrim, secili ka arsyet e veta, por artistët në përgjithësi janë njerëz që asociohen me emocionin dhe jo me llogarinë.

Një teatër i ri është i mirëpritur dhe Bashkia dhe qeveria do të kishin mirënjohjen e të gjithëve. Por kjo nuk k apse kushtëzohet me shkatërrimin e teatrit të tanishëm, përmes një procedure që nuk do shumë mend për t’u kuptuar se mban erë. Moralisht pushteti sot është i larë: ai ka me vete dhjetëra aktorë që janë në gjendje të firmosin peticionin e ruspës ndaj platesë ku punuan vetë. Urimet më të mira z. Veliaj dhe ngushëllime Qytetit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.