Greqia në flakë, mbi 60 të vdekur nga zjarret (Foto)

Postuar në 24 Korrik, 2018 09:29

Situatën tepër e rëndë nga zjarret në Greqi. Flitet për më shumë se 60 viktima nga flakët që  kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyje duke u shtrirë edhe në zonat e banuara rreth kryeqytetit Athinë.

26 prej viktimave u gjetën në fshatin Mati,  mes të cilëve kishte edhe fëmijë. Shumë persona të tjerë u izoluan, duke mos gjetur mundësi shpëtimi.

Pamjet që vijnë nga Greqia janë thuajse apokaliptike. Aktualisht janë aktive tre vatra të mëdha zjarri që ende nuk janë vënë nën kontroll nga zjarrëfiksit. Në zonën e Atikës u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa forca të mëdha janë zjarrëfikësish, helikopterë dhe ekipe të emergjencave e ushtrisë u angazhuan në operacionet e shpëtimit dhe shuajtjes së zjarreve.

Një tregues i panikut që mbizotëroi për shumë orë ishte  përpjekja e banorëve për të shpëtuar, duke ikur me anije. Situata e krijuar ka bërë që kryeministri Aleksis Cipras të anullojë vizitën e planifikuar sot për në Bosnjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.