BE, dy kërkesa për informim qeverisë për Teatrin

Postuar në 23 Korrik, 2018 12:27

Nguti i shumicës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e kompanisë Fusha shpk për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është stepur disi nga dy kërkesa për informim që BE i ka çuar qeverisë lidhur me këtë çështje.

Kreu i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj tha këtë të hënë se pas shqetësimit që artistët i drejtuan zyrës së delegacionit të BE në Tiranë për projektligjin e kompanisë Fusha, Brukseli ka kërkuar zyrtarisht nga Tirana të informohet në detaje për këtë nismë.

Frika se Presidenti Meta mund të jetë në Pazar me Erion Veliajn ka bërë që grupimi i artistëve që janë kundër shembjes t’i dërgojë një letër të dytë kreut të shtetit ku i kërkon të mos dekretojë ligjin për Teatrin. “Përgjegjësia bie mbi ju dhe është vendimtare. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Ju duhet të ishit filtri i fundit në këtë proces. Por meqë mungon Gjykata Kushtetuese ju jeni filtri i fundit. Rikthejeni atë për rishqyrtim”-theksoi kreu i SASE, Alert Çeloaliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.