Video/Pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës

Postuar në 20 Korrik, 2018 12:17

Report Tv ka publikuar sot pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës para Gjykats së këtij qyteti. Janë dy persona që shfaqen në video të cilët dhunojnë Ilian, të pambulur dhe pa u sikletosur se po i sheh kush. Vetë avokati, në një prononcim të djeshëm për mediat akuzoi prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoji dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin? I thashë kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori”, tha avokati Ilia.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.