Minat kullave të kompanisë "Fusha"

Postuar në 20 Korrik, 2018 15:26

Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin mbi Teatrin Kombëtar.

Kryedemokrati ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërcënuar edhe kompanini që ka fituar tenderin për ndërtimin e teatrin e ri duke thënë se nëse guxoni ti vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurtë që minat do jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj. 

"Nuk ka shans të gëzoni frytet e kësaj ndërmarrjeje kriminale. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i ligjit të amenduar antimafia. Do të nisim që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do ju sekuestrojmë çdo cm katror dhe qindark euro për çdo shkelje që konstatojmë.

Nëse guxoni ti vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurtë që minat do jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vjen edhe për një bankë. I bëj thirrje dhe qytetarëve hapni sytë dhe mos fusni asnjë qindarkë se do të mbetet me gisht në gojë. Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj pronës publike, kushtetutës. Nëse kryetalebani nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë totale", deklaroi Basha. 

Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve, e gjithashtu i “tërheq veshin” ndërkombëtarëve duke u bërë thirrje të reagojnë në lidhje me rastin.

Në vendet demokratike, ligjet respektojnë 3 parime të përgjithshme: të sigurisë, barazisë dhe universalitetit. Kjo do të thotë që asnjë ligj s’mund të ndërtohet në mënyrë të atillë që trajton një instrument të veçantë, se na çon drejt arbitraritetit. KE, BE, OSBE, Komisioni i Venecias e vlerësojnë parimin e gjeneralitetit të ligjit, se s’mund të bësh ligj për një person të veçantë. Normat janë të përgjithshme. Shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi dhe unë habitem se si nuk kemi një reagim nga Këshilli i Europës", tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi se tentativa për këto Kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture dhe ai tha Basha nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit.

TemaTv

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.