Sinjale mirëkuptimi apo marrëveshje?

Postuar në 16 Korrik, 2018 16:47

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar sot se ligji për konçesionet do të ndryshojë. Sipas tij, dispozita që parashikon konçesione të pakërkuara, pra konçesione që vijnë si propozim i subjekteve private, duhet anulluar.

Nisma në fjalë pritet të shqyrtohet në muajin shtator dhe ajo duket se reflekton një marrëveshje mes PS-së dhe LSI-së. Dy ditë më parë, deputeti I LSI-së, Nasip Naço, u shpreh për TemaTv se partia e tij do të jepte votën për ligjin për Shkollën e Magjistraturës, për të cilin duhen 84 vota, nëse shumica socialiste pranon të ndryshojë ligjin për konçesionet.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se për të kapërcyer pengesat për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në kuadër të reformës në drejtësi, ka negociata me deputetë të LSI-së. Ndonëse kjo nuk është pranuar nga partia e Ilir Metës, duket se reflektimi i PS-së ndaj propozimit të LSI-së ka qenë i menjëhershëm, çka lë shteg për shumë skenarë apo variante që mund të marrin jetë në muajin shtator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.