Ndërron jetë Fadil Hasa

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:46

Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndën aktori i njohur i humorit dhe i estradës, Fadil Hasa. Ai ishte nderuar me titullin “Artisti i Merituar” dhe është katër herë fitues i çmimit “Aktori më i mirë i humorit”.

Hasa ka luajtur qindra role në teatër, variete dhe kinemetografi. Ai i përket plejadës së artë të aktorëve të humorit, duke spikatur në paroditë dhe skeçet e humorit bashkë me grupin e humoristëve, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça

Ai ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Ai është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit, por edhe me role të shumë në kinematografi. Roli i fundit ishte ai në filmin Mao Ce Dun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.