Prindërit e adoleshentes fitojnë betejën me Facebook

Postuar në 15 Korrik, 2018 12:56

Prindërit e një 15 vjeçareje në Gjermani fituan betejën me Facebook për të patur akses në profilin e vajzës së tyre. Rrjeti social kishte mbyllur llogarinë e adoleshentjes, e cila  kishte ndërruar jetë në rrethana misterioze. 

Prindërit kërkonin të shihnin mesazhet private që e bija kishte shkëmbyer para se të humbte jetën, për të zbuluar shkaqet e vërteta të tragjedisë së ndodhur në vitin 2012, nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo për një vetëvrasje. 

Ata e kishin humbur çështjen në gjykaten më të ulët në Berlin, që në vitin 2015 por vendosën të mos dorëzohen. Gjykatësit federalë e bazuan verdiktin e tyre tek parimi i trashëgimisë së librave dhe sendeve me vlerë, që prindërit ua trashëgojnë fëmijëve.  Çështje ligjore për të drejtat e privatësisë, Facebook ka edhe me drejtësinë amerikane sidomos pas skandalit me Kembrixh Analitika ku u provua se gjigandi i rrjeteve socialiste kishte dorezuar të dhënat e mijërave përdoruesve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.