Qeveria bullgare: Ne ja dolëm të zhbllokojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 14 Korrik, 2018 12:37

Qeveria bullgare e Boyko Borissov vlerëson se presidenca e BE-së e drejtuar prej saj, ka sjellë arritje thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Në një raportim para Parlamentit, Borissov dhe ministrat e tij, deklaruan se është meritë edhe e presidencës bullgare që rajoni përfitoi një përfshirje të qartë dhe riafirmim të perspektivës europiane.

Ne kemi qenë të aftë ta nxjerrim këtë çështje jashtë kontekstit të vet delikat

tha Borissov.

Sipas tij Traktati i Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është modeli I përshtatshëm për t’u ndjekur në Ballkan edhe nga vendet e tjera, në mënyrë që problemet e bartura të kapërcehen me dialog. Po kështu Borissov ka cilësuar se është pasojë e politikës së presidencës bullgare edhe propozimi i Këshillit të Europës që vendosi afate të afërta dhe konkrete për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Me tone pozitive ka folur edhe ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva që tha para deputetëve se

Bullgaria ishte e aftë zhbllokonte perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Sipas saj, të gjithë liderët e rajonit dhe drejtues të BE-së bien dakord me këtë konkluzion që është kundërshtuar në përgjithësi nga socialistët bullgarë që janë në opozitë. Disa fjalë i ka thënë edhe ministri i Mbrojtjes Krassimir Karakachanov, që shpalli se ambicia më e madhe e Bullgarisë është të shohë progresin në Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e rajonit me BE-në dhe NATO-n. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.