Ndriçim Xhepa zbulon marifetin e radhës së Erion Veliajt

Postuar në 14 Korrik, 2018 15:13

Pas falsifikimit me firma aktorësh del në dritë një tjetër marifet prej pisi që kryebashkaku Erion Veliaj ka bërë me aktorin Ndriçim Xhepa. Para dy ditësh u publikua në disa media pranë pushtetit një foto e Xhepës bashkë me lajmin se ai është administrator i pallatit ku banon. Historia e kësaj fotoje është sqaruar prej tij në një intervistë për Faxweb, përmes së cilës shjpjegon se truku i saj është tipiku i propagandës së z. Veliaj.

Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj. U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, im më në kat të shtatë.  Kështu u vendos mes banorëve në ansamble, që ta kryeja unë këtë kontribut duke u kujdesur që të paguheshin tarifat , të mirëmbahej ashensori dhe ambientet e pallatit të pastroheshin. Ishte viti 2003, kohë kur edhe pallati sapo ishte ndërtuar. Nuk e di ku ishte Erjon Veliaj atëherë…Atë ditë kur drejtori i bashkëpronësisë erdhi të inspektojë pallatin unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur, sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar

shprehet Xhepa.

Drejtori në fjalë është Erind Bejko, i cili ka shërbyer si karremi i një fotoje që u përdor për gjithfarë qëllimesh. Xhepa po ashtu shton se një ndër arsyet që mund të ketë shërbyer për publikimin e fotos si administrator pallati është edhe refuzimi prej tij i firmosjes së kërkesës së Bashkisë për të qenë administrator i caktuar prej saj. Lidhur me protestën, Xhepa shton se ajo nuk është e gabuar. 

Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit? Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale...

Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri, jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur, ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi

thekson Xhepa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.