Me marrëveshjen e Prespës, ndikimi rus dhe turk në Ballkan u godit

Postuar në 14 Korrik, 2018 12:08

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar se roli i Rusisë në rajonin e Europës Juglindore ka një element destabilizues.

Ata kanë zgjedhur të minojnë strukturën demokratike të kombeve që janë të rinj në proceset e veta demokratike duke shpërndarë informacione false, duke marrë masa ekonomike dhe duke u përzierë në punët e tyre

citohet të jetë shprehur Mattis para gazetarëve gjatë një udhëtimi nga Kroacia në Norvegji. Mattis ndodhej në Zagreb ku u takua me ministrat e Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Duket se shqetësimi permanent publik i SHBA-së për rolin e Rusisë është një politikë që ka ushqyer edhe më shumë angazhimin e Kremlinit në Ballkanin Perëndimor. Së fundmi kjo u shfaq në tensionet mes Rusisë dhe Greqisë, konsideruar si miq tradicionalë dhe aleatë shpirtërore. Në një opinion publikuar sot gazetën greke “Kathimerini” e cila zbuloi edhe dëbimn nga Greqia të dy diplomatëve rusë, autori Nikos Konstandaras thotë se përtej fasadës ka shumë gjëra që “ne nuk i dimë”.

Sipas tij lëvizjet e ndodhura së fundmi përkojnë me informacionet për një zgjidhje të afërt të krizës së emrit të Maqedonisë, që sipas tij

do të reduktonin ndikimin e Rusisë dhe të Ankarasë në rajon

Autori kujton se Rusia ka qenë përherë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, çka me zgjidhjen e çështjes së emrit formalizohet si procedurë. Sipas kësaj optike që e sheh Rusinë në kërkim të destabilizimit me çdo kusht në Ballkan asaj i mbeten aktualisht edhe dy zona ku mund të operojë: Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Por që ta bëjë këtë ka nevojë për mbështetjen e Serbisë dhe të Turqisë që duket se qëndrojnë afër Kremlinit, por bëjnë lojën e vet. Pavarësisht lojërave mediatike, presidenti serb Vuçiç më shumë po përpiqet të shitet shtrenjtë në Perëndim sesa të ruajë me të vërtetë një Serbi neutrale, politikë për të cilën nuk duket se ka gjunjë ta vazhdojë gjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.