Franca heq fjalën“racë” nga Kushtetuta

Postuar në 13 Korrik, 2018 10:24

Asambleja Kombëtare Franceze vendosi njëzëri të heqë fjalën "racë" nga Kushtetuta. Në artikullin e parë të Kushtetutës se Francës thuhej se Franca garanton "barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, raca ose feja e tyre". Ishte presidenti Makron që propozoi rishikimin e këtij paragrafi.

Me ndryshimet e bëra artikulli i Kushtetutës thotë: "Pavarësisht nga gjinia, origjina apo feja". Kjo heq dallimin mes racave.

Deputetët u pajtuan me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe partinë e tij LREM se termi "racë" është i vjetëruar. Ai ishte në kushtetutë që nga viti 1946 dhe u prezantua për të kundërshtuar teoritë racore të nazistëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.