Trump është rrezik për Qytetërimin, jo për Shqipërinë

Postuar në 12 Korrik, 2018 16:06

Samiti i NATO-s që u mbajt së fundmi në Bruksel, ishte në të vërtetë një plate ku presidenti amerikan Donald Trump shpalosi pikëpamjet e tij kundër politikës gjermane në raport me Rusinë. Ai ka publikuar një video të takimit të tij të parë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë të cilit presidenti amerikan deklaron hapur se politika gjermane e energjisë është paradoksale në raport me faktin se ajo kërkon te Rusia një partner që në fushën e sigurisë e cilëson armik apo kundërshtar. Sipas Trump është budallallëkt që të financosh një politikë të tillë. Hapur dhe pa asnjë droje, presidenti amerikan po njofton se kohërat kur SHBA mbante në kurriz peshën e të tjerëve kanë mbaruar.

Me të njëjtin skepticizëm është pritur ai edhe në Britaninë e Madhe. BBC-ja shkruan se mes të dyja vendeve ka mjaft probleme, që nisin nga politikat e Trump për vendosjen e tarifave të çelikut, apo edhe tërheqja nga marrëvshja bërthamore me Iranin, ndalimi në kufi i emigrantëve nga vendet myslimane apo edhe zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem. Në çdo rast me Britaninë ngjan më e lehtë tani që ajo u shkëput nga Bashkimi Europian, i cili përgjithsësisht manovrohet nga Gjermania dhe Franca.

Trump është përpjekur të trajtojë ndryshe kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Macron, ky i fundit i pritur shumë mirë në SHBA kohët e fundit. Por në çdo rast, BE-ja ka vendosur së fundmi sipas një raportimi të Reuters që të kundërpërgjigjet ndaj SHBA-në në kuadë rtë takimit të G 20 që mbahet javën e ardhshme. Sipas agjencisë në fjalë, ministrat e Financës së vendeve anëtare kanë rënë dakord që të mbajnë qëndrim të unifikuar kundër SHBA për çështjen e tarifave tregëtare që kjo e fundit ka imponuar. Po kështu BE-ja do të kërkojë veprime të tjera në shkallë globale kundër pastrimit të parave dhe për transparencën fiskale ndërkohë që do të këmbëngulë për taksën e reformës dixhitale.

Problemet që kanë nisur të shtohen së fundmi kanë vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e vetë NATO-s. Nëse kjo është politikë e administratës aktuale apo jo kjo mbetet për t’u parë, por përfaqësues të demokratëve që kanë shërbyer me Clinton dhe Obamën duken të alarmuar nga politika e Trump. Ish-sekretarja e Shteti, Madlen Ollbright, shprehej në një intervistë të fundit në revistën gjermane “Spiegel” se ajo mbetet një “optimiste që shqetësohet shumë”. Sipas saj, Trump nuk është fashist, por ai nuk ka respekt për institucionet demokratike. Ollbright ka nënvizuar mendimin e saj për rolin e SHBA-së në botë duke e ilustruar atë me përvojën e jetës së vet si emigrante çeke, duke aluduar se një mandat i ri i Trump do të bënte dëme të pariparueshme për imazhin e SHBA-së në botë.

Nga ana tjetër, ish-sekretari i Shteti me Obamën, John Kerry e ka cilësuar të sikletshme dhe shumë të pavend qëndrimin e Trump kundrejt aleatëve, ndonëse nuk ka komentuar kërkesën e vazhdueshme të këtij të fundit që NATO të funksionojë mbi barazinë në termat e kontratës sidomos sa i përket buxhetit.

Këto përplasje duket se po e thellojnë edhe më tej dualitetin SHBA-Europë që deri më tani ka qenë përgjithësisht i përmbajtur. Të gjithë kujtojmë sesi mediat europiane përcollën një përgjim ambiental të ish-nënsekretares Victoria Nuland, që u kap duke thënë “Fuck EU”, shprehje kjo që mesa duket po thuhet me zë të lartë nga administrate aktuale. Në këtë kuadër vendeve që kanë varësi nga Perëndimi, ku përfshihet edhe Shqipëria u krijohet një tjetër kompleks rrethanash sidomos për procese ku njëra palë toleron dhe tjetra jo. Ne jemi dëshmitarë se Shqipëria është në periferi të periferisë, por sot z. Rama ka bërë dy - tri orvajtje që të shfaqet si miku i ri i Trump në Europë. Një foto dhe një video duket se përcjellin idenë se budallallëku i kapardisjes në CNN për rrezikun e qytetërimit perëndimor janë lënë pas. Interesat e kujt ndjek z. Rama në këto takime? Të pushtetit të vet apo të Shqipërisë? Është një pyetje që ka një përgjigje: nëse i besojmë Edi Ramës së nëntorit 2016, takimet e sotme ndjekin interesin e tij, nëse besojmë Edi Ramën e sotshëm, sërish takimet janë një politikë marketing për atë vetë.

Pasi nëse z. Rama do t’i përmbahet atyre që ka thënë në intervistën për CNN sot do të kishim atë në krah të Europës për një politikë që po e thyen në mes kohezionin transatlantik.

Trimi i mirë me shokë shumë, në këtë rast kryeministër i Shqipërisë i shet mirë fotografitë e vetes, por deri më sot asgjë nuk kemi parë nga këto lojëra sallonesh ku fjalët shpërdorohen edhe për arsye shumë banale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.