Trump sulmon hapur: Gjermania është peng i Rusisë

Postuar në 11 Korrik, 2018 11:17

Gjermania është peng i Rusisë. Me këtë deklaratë, presidenti amerikan Donald Trump ka pagëzuar nisur samitin e Brukselit, ku pritet të takohen përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës. Mediat raportojnë se Trump ka patur debate me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndaj të cilit edhe ka përcjellë konsideratat e veta për Gjermaninë e cila sipas tij e shfaqe varësinë ndaj Moskës në faktin se importon gaz prej Rusisë.

Është shumë e pakuptimtë që SHBA të paguajë për mbrojtjen e Europës nga Rusia ndërkohë që Gjermania bën marrëveshje gazi me Moskën. Ata i paguajnë miliarda dollarë Rusisë dhe ne duhet t’i mbrojmë kundër Rusisë

citohet Trump.

Stoltenberg ka pranuar se marrëveshja gjermano-ruse për Rrymën Veriore ka provokuar tensione brenda Aleancës, por sipas tij forca e Aleancës qëndron në bashkimin rreth nevojës për të mbrojtur njëri-tjetrin, pavarësisht debateve. SHBA nuk e ka fshehur acarimin me vendimin e Berlinit për ndërtimin e gazsjellësit që lidh Gjermanië me Rusiën përmes detit Balltik, duke paralajmëruar madje edhe sanksione. Duket se raportet transatlantike janë në pikën më të ulët dhe kësaj radhe është ekonomia ajo që po përcakton shumëçka, me një Donald Trump që nuk pëlqen t’i shtyjë punët për më vonë, apo që të fshehë mendimin e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.