“Kanakari” i Edi Ramës pranon falsifikimin (Video)

Postuar në 11 Korrik, 2018 12:11

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pranon se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke mos paqyruar në të disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër e Gjermani. Ai kerkon gjykim te shkurtuar dhe të premten prokuroria pritet te lexoje pretencen.

Në kërkesën drejtuar gjykatës së Tiranës, Rroshi pretendon se plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës.

Në dhjetor të 2016 kryeministri e shkarkoi Elvis Rroshin nga detyra pas heqjes së mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për shkak të prekjes nga Ligji i Dekriminalizimit, ndonëse kishte mohuar vazhdimisht që i zgjedhuri socialist të kishte probleme me drejtësinë jashtë vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.