Anëtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali

Postuar në 10 Korrik, 2018 11:25

Admir Thanza, anëtar i Gjykates së Lartë rrezikon të mos e kalojë vettingun. Ai nuk justifikon pasurinë e tij dhe për më tepër rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza është dënuar në vitin 1999 me 40 ditë burg nga autoritetet italiane, dënim që më pas i është pezulluar.

Këtë vendim ai e ka fshehur, ndërsa rezulton me probleme edhe me pastërtinë e figurës pasi ka patur kontakte me njerëz me precedentë penalë.

I pranishëm në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Thanza ka pranuar dënimin në Itali, por jo akuzën. Sa i takon pasurisë Komisioni ka gjetur se ai ka burim të pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet që ka bërë ndër vite. Ato dalin me bilanc negativ në raport me shpenzimet dhe të ardhurat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.