PD: Kompania e prishjes së Teatrit Kombëtar përfitoi 80 milionë € tendera në katër vjet

Postuar në 07 Korrik, 2018 14:26

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po përdor kompaninë “Fusha” për të pastruar para. Sipas deputetes Albana Vokshi, kompania në fjalë ka fituar nga qeveria shqiptare dhjetëra tendera, përfshirë sheshin “Skënderbej”, rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, punimet në Vlorë e së fundmi ajo po merr edhe projektin e ndërtimit të 6 kullave në zonën e Teatrit Kombëtar. 

Denoncimi në fjalë zbardh një skemë favorizimi të pastërër një kompani që thuhet se ka pjesë edhe në projektin e “100 fshatrave” duke konfirmuar kështu se përrallat e një teatri modern janë në fakt mbulesë transparente për një biznes ndërtimi. Dyshime serioze janë hedhur edhe për arkitektin danez, Bjarke Ingels, i cili ka paraqitur një projekt që nuk i është nënshtruar konkursit, duke u bërë palë në një proces korruptiv që mban erë dhe nuk mbulohet as me aktet sovrane të një parlamenti kukullash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.