AP: Trump hodhi idenë e një pushtimi ushtarak të Venezuelës në gusht të vitit 2017

Postuar në 04 Korrik, 2018 21:30

Associates Press raporton së fundmi për një ide të presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, për pushtimin eventual të Venezuelës. Sipas AP, Trump ka pyetur për mundësinë e një pushtimi gjatë një bisede në Shtëpinë e Bardhë, gushtin e vitit të kaluar, e ku në të cilin ishin prezent edhe ish-sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, H.R McMaster.

AP shkruan se në takim po diskutoheshin sanksionet ndaj Venezuelës, kur Trump pyeti për mundësinë e një pushtimi, që i kapi të gjithë në befasi. Për këtë lajm, agjencia referon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe sipas tij, në shkëmbimin e pikëpamjeve që vijoi për pesë minuta, Tillerson dhe McMaster i shpjeguan presidentit të SHBA-së se një aksion ushtarak në këtë rast do të provokonte reagim dhe me gjasë do të minone mbështetjen dhe besimin që gëzon SHBA në Amerikën Latine qoftë edhe për politikën e saj politikën ndaj presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro.

Sipas të njëjtit burim, Trump ka mbrojtur qëndrimin e vet me shembuj nga ndërhyrje të ngjashme në Panama dhe në Grenada në vitet ’80. Madje një ditë më pas, më 11 gusht, Trump “i alarmoi të gjithë me një bisedë për opsionin ushtarak për heqjen e Maduros nga pushteti”.

Qëndrimi i Trump në këtë çështje konfirmohet edhe nga dy zyrtarë kolumbianë që kanë qenë prezent në diskutimet e presidentit amerikan me homologun e tij kolumbian, Juan Manuel Santos, me të cilin kreu i SHBA ndau pikëpamjen e vet për çështjen. Ai ka këmbëngulur edhe në muajin shtator të vitit 2017 në një drekë private me katër liderë të vendeve të Amerikës Latine.

AP shton se ndonëse Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi bisedat private, por sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas të cilit “SHBA do të përdorë çdo mjet në dispozicion që të ndihmojë rikthimin e demokracisë në Venezuelë dhe stabilitetit të saj”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.