Mediat serbe: BE jashtë loje. Marrëveshje SHBA-Rusi për Kosovën

Postuar në 03 Korrik, 2018 12:48

Mediat serbe shkruajnë se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mund të sjellë një zgjidhje të dakordësuar edhe për çështjen e Kosovës. Gazeta “Blic” citon burime diplomatike, sipas të cilave diplomacia serbe e shikon këtë si mundësi, përkundrejt dialogut rraskapitës dhe të zgjatur të ndërmjetësuar nga Europa.

Europa nuk ka as forcën, as vullnetin, apo mundësinë që t’u imponojë diçka shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse takimi i Putin me Trump mund të arrijë në një marrëveshje në këtë çështhe esencialisht të rëndësishme për ne(serbët), ndërkohë që Europa do ta pranonte atë si përfundimtare

citon agjencia “B92” shkrimin e gazetës në fjalë. Sipas të njëjtit burim, “Trump dhe Putin do të marrin një vendim për Kosovën nga fundi i vitit”, duke shtuar se opsionet europiane nuk i vlejnë më kujt.

Nuk dihet se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por përpjekja serbe për të ndryshuar formatin e dialogu është konsistente qëkurse pala serbe arriti të shkëpuste prononcimin e Rusisë për përfshirje në dialogun Serbi-Kosovë, nëse SHBA hyn në të. Qasja e mediave serbe neglizhon gjithësesi dokumentet kryesore të publikuara së fundmi nga institucionet amerikane të sigurisë, sipas të cilave, Serbia shihet si ishull i ndikimit rus në Ballkan.

Nuk është po ashtu e qartë se ku konsiston kjo zgjidhje e shpejtë e cila përball SHBA dhe Rusinë që vijnë në tryezë si garantë të shqiptarëve dhe serbëve, ndërkohë që pak ditë më parë qarkulloi lajmi se SHBA mund të njohë aneksimin e Krimesë. Nëse një gjë e tillë ndodh me siguri tregëtia e territoreve do të hapet për të sugjeruar gjithfarë pazaresh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.