Jetim 50 ton mish me salmonelë, u bllokua pas ardhjes nga Brazili

Postuar në 03 Korrik, 2018 12:43

Dy kontenierë me mis  të importuar nga Brazili, u bllokua pasi nga analizimi i mostrave u konstatua i infektuar me “salmonelë”.
AKU thotë se gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë, ku sipas AKU secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Në fund AKU e mbyll njoftimin me fjalinë se kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.
Sa duhet t'u besojmë këtyre garancive kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka bërë asnjëherë publike kompanitë porositur dhe  kanë sjellë në Shqipëri këtë lloj mishi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.