Dëshmia e parë e arrogancës së Arta Markut

Postuar në 03 Korrik, 2018 15:15

E shumë diskutuar për njëanshmëri politike që pas zgjedhjes në kuvend vetëm me votat e partisë në pushtet, kryeprokurorja Arta Marku shtoi të tjera pikëpyetje pas refuzimit për të qenë e pranishme në seancën e vetting-ut në ngarkim të saj.

Marku përfaqësua nga avokatja e sa, por vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë. Pyetjes nga Kryesuesja e seancës Genta Tafa Bungo për arsyen e mungesës së kryeprokurores në seancë avokatja u përgjigj se zonja Marku "e pa te arsyeshme qe une te ndodhesha ketu ne vend te saj".

Ndërsa vëzhguesi i ONM ks dashur të bëhej debat për një nga cështjet e ngritura në seancë, që i referohet kohës që zonja Marku ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016 dhe ka kërkuar arrest me burg per nje shtetas me inicialet A.B. qe akuzohej per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase vleresohet si ekstreme.

"Une nuk e mbeshtes konsumin e alkoolin teksa drejton mjetin, por subjekti Arta Marku ka vite qe eshte prokurore, besoj se ajo e ben dallimin mes kriminelit dhe shkelesit te ligjit. Jo cdokush qe shkel ligjin eshte kriminel. Ne ne Belgjike dhe ne Itali ata qe perfundojne ne paraburgim me shume mundesi edhe denohen. Ketu ne Shqiperi vetem nje perqindje e vogel e atyre qe jane ne paraburgim marrin denim me burg, ndaj eshte shume e rendesishme qe te argumentohet hollesisht pse nje person duhet te rri ne burg teksa hetohet. Une ndaj doja te kisha sot ate ketu qe te debatonim profesionalisht"- tha Teo Jacobs

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.