1002 netë/Gjenerali iranian: Izraeli po na vjedh retë dhe dëborën

Postuar në 03 Korrik, 2018 14:22

Armiqësia e egër mes Iranit dhe Izraelit ka nxitur akuza absurde që shkojnë nga ato për qenien e Iranit si kërcënimi kryesor për paqen në botë e deri tek një më e fundit, e ardhur nga një përfaqësues iranian, sipas të cilit Izraeli po i vjedh Iranit retë dhe borën me synim që ta çojë në rrënim për shkak të thatësirës.

Gjenerali Gholam Reza Jalali, kreu I Mbrojtjes Civile të Iranit është shprehur në një konferencë për shtyp se ka prova sipas të cilave Izraeli po kufizon rënien e shiut mbi hapësirën iraniane.

Ndërhyrja e huaj dyshohet se ka luajtur rol në ndryshimin e klimës

citohet Jalali.

Sipas tij “ekipe të përbashkëta të Izraelit dhe një vendi fqinj, po shterpëzon retë që hyjnë në Iran. Më shumë akoma, ne po përballemi me raste të vjedhjes së dëborës dhe reve”.

Jalali ka edhe një evidencë empirike për të mbështetur pohimet e veta: sipas tij, lartësitë malore mbi 2 200 m që shkojnë nga Afganistani në Mesdhe, janë të gjitha të mbuluara me re, përveç atyre në Iran.

Këtyre dyshimeve që mund të thuhen vetëm kur ka prova të vërteta shkencore, u është kundërvënë me shumë takt shërbimi meteorologjik iranian që i konsideron deklarimet e gjeneralit të pambështetura në dritën e metodave shkencore aktuale.

Është një prirje globale. Jalali ndoshta ka dokumente që unë nuk i njoh, por bazuar në njohuritë meteorologjike nuk është e mundur që një vend të vjedhë dëborën apo retë

është shprehur kreu i Shërbimit Meteorologjik Iranian, Ahad Vazife.

Izraeli është akuzuar gjerësisht për metoda jokonvencionale, si p.sh përdorimi i shpendëve për spiuanzh etj., por vjedhja e reve i ngjan për momentin një episodi të shtuar në shekullin e 21-të, të famshmeve “1001 netë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.