Përplasja në Mesdheun Lindor, SHBA tërhiqen nga Siria

Postuar në 29 Qershor, 2018 09:58

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe të thellojnë dialogun mes dy qeverive. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA në Athinë, Geoffry Pyatt duke prezantuar një raport mbi situatën në Mesdheun Lindor.

Greqia, shtoi ai, është një shtyllë e stabilitetit rajonal dhe për ta forcuar  Shtetet e Bashkuara inkurajojnë marrëdhëniet trepalëshe që Athina po zhvillon me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin.

Sipas përfundimeve të raportit, faktorët e rinj në Mesdheun Lindor janë, Rusia dhe Turqia, kjo e fundit me ndryshime në orientimet e saj.
Raportit është kritik me politikat e presidentit Erdogan, brenda dhe jashtë vendit. Por megjithatë  Turqia mbetet një aleat shumë i rëndësishëm institucional i SHBA-ve, në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak, Iran, Afrikë, luftën kundër terrorizmit, migrimit dhe bashkëpunimit energjetik. 

Sa i përket rolit të Rusisë, politikat e saj në Siri, Ukrainë, Bullgari, Rumani dhe Kaliningrad raportohen të jenë destabilizuese, por u shpreh gjithashtu se Moska mund të frenojë zgjerimin e Iranit në Lindjen e Mesme. E pyetur për qëndrimin e SHBA ndaj regjimit të Asadit, pala amerikane u përgjigj se prirja është për një regjim më demokratik dhe përfaqësues, por ky nuk është një vendim i Shteteve të Bashkuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.