Provokimet që provojnë nervozizmin e pushtetit (Video)

Postuar në 29 Qershor, 2018 21:45

Restistenca e një pjese të aktorëve dhe regjisorëve që janë të grupuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, të cilët vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të Kullave nga kompania “Fusha shpk” nuk po përtypet mirë nga qeveria  pavarësisht përpjekjeve për të shitur një kompromis mes artistëve dhe Erion Veliajt.

Pas shfaqjeve teatrale  me vizita në kantierin e stadiumit, peticione me firma të falsifikuara dhe fotografi të stisura me aktorët që tradhëtuan kauzën dhe u përdorën nga Veliaj, në protestën e së premtes në mbrëmje një person tentoi të të bëjë diversion duke aluduar te artistët se po përdoreshin për qëllime politike nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Një përpjekje që provon nervozizmin e pushtetit përballë një proteste që është vetëm e artistëve, nga e cila të dyja palët politike përpiqen të përfitojnë konçesionet e tyre.

Edhe këtë të premte artistët kanë vijuar me mbledhjen e firmave nga qytetarët për peticionin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa deklarata e tyre u është dërguar selive diplomatike dhe ambasadave në vendin tonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.