Ylli në ngjitje i moderimit televiziv në Shqipëri

Postuar në 28 Qershor, 2018 18:10

Kryeministri Edi Rama thotë shpesh se ai do të nisë një jetë të tretë pasi të lërë politikën. Si një 18 vjeçar me 33 vjet eksperiencë, z. Rama me siguri që në kushtet e tregut të punës në Shqipërisë, të konsiderohet si i mbikualifikuar, në një nga ato përjashtimet cinike nga rregulli kur na duhet të themi: edhe një profesionist që kemi, nuk na e nxë tregu.

Por meqenëse siç thotë ai, Shqipëria nuk është një vend ku mërzitesh, me siguri që një punë do të gjendet. Në media padyshim, pasi përtej sevdasë së kryeministrit për t’u bërë rrobaqepës, pra zanatçi, ai ka nisur qysh tani të investojë në televizion. Por si mund të jetë kryeministri aktual në pozitën e një gazetari?

Për të kërkuar një përgjigje për këtë pyetje që u vë drithërimën të gjitha kanaleve televizive, mund të shohim turet e zotërisë nëpër rrethe. I quan ture të Llogaridhënies, e ka fjalën për pushtetin që jep llogari, por në fakt bën moderatorin.

Ja ky rasti është në Finiq të Sarandës. Qytetari ankohet sëe kryetari I Bashkisë është një rryshfetçi I mbaruar, madje se e ka paditur. Merr fjalën kryebashkiaku, ia kthen se edhe unë e kam paditur dhe se qytetari shpif. Çfarë bën kryeministri? Nuk pyet, nuk informohet, nuk kërkon përgjegjësi, por modern debatin:

Qenkeni të dy në proces gjyqësor. Ça t’iu thotë vllai Ju? Prisni gjyqin të mbarojë

E deri atëherë delet apo dhitë e Sotirit, duhet të futen në dietën e provokuar nga kryetari që siç mund ta marrim me mend, e ka zënë zegali i zbatimit të ligjit.

Ky moderator, unikal në llojin e vet, ka aftësinë që edhe debat krijon, por edhe debat shuan. Mund të përfytyrojmë qysh tani sesi në studio e tij, shikuesit rozë do kenë fatin të dëgjojnë atë që presin paraprakisht, në orar dhe me etikë. Nuk është çudi që edhe ndonjë çmim ta marrë si TV, në Europë, apo në ndonjë organizëm rajonal, meqenëse tv-ja qeveritare ka eksperimentuar monologun, ditaret javore, dialogun dhe reportazhin njëngjyrësh, përherë me emocionet e paqta që merr njeriu kur sheh ylberin. Sigurisht për kullotat e Sotirit do të flitet njëherë tjetër…

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.